Zgjedhjet në Bërvenicë, KSHZ ka vënë në dispozicion dy numra telefoni për qytetarët

Ashtu sikurse në rrethin e parë, edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës, në dispozicion të qytetarëve është linja telefonike 0800 555 44. Në këtë numër qytetarët mund të informojnë për çështjet që janë më interes për realizimin e të drejtës së votës së tyre, njoftuan nga KSHZ, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, për personat me dëgjim të dëmtuar në dispozicion është numri i telefonit 076 488 360, ku përmes video-thirrjes mund të marrin informacione të gjuhën e shenjave.

Sot në Bërvenicë po mbahen rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Zgjedhjet për kryetar të ri të komunës mbahen pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski.

Komuna e BervenicësZgjedhje lokale RMV 2025Zgjedhje parlamentare/lokale