Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 15, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhje të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga pavarësia e vendit.  Portalb.mk ju sjell daljen e votuesve deri në ora 15:00 në krahasim me zgjedhjet e fundit.

zgjedhjet parlamentare, deri në orën 15:00 kanë votuar 552.956 votues, gjegjësisht 36,89%. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 576.576 votues, gjegjësisht 31.78 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 5.11% më shumë votues.

zgjedhjet presidenciale, në rrethin e dytë deri në orën 15:00 kanë votuar 519.203 votues, gjegjësisht  32.16% e votuesve.
Për krahasim, në rrethin e parë deri në orën 15:00 kanë votuar 392 066 votues, gjegjësisht 35.89%. Ndërkaq, në rrethin e dytë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019-të, deri në këtë orë kanë votuar 527.068  votues, gjegjësisht 30.34 %.

Dallimi në krahasim me vitin 2019 është  1,84% votues më shumë ndërkaq me rrethin e parë të këtij viti është  3.71% votues më pak.

Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve, të dhënat janë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 15, krahasuar me zgjedhjet e kaluara
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)Zgjedhje parlamentare RMV 2024Zgjedhje presidenciale RMV 2024