Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhje të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga pavarësia e vendit.  Portalb.mk ju sjell daljen e votuesve deri në ora 13:00 në krahasim me zgjedhjet e fundit.

zgjedhjet parlamentare, deri në orën 13:00 kanë votuar 312 070 votues, gjegjësisht 25.84 %. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 432.026 votues, gjegjësisht 23.81 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 2.03% më shumë votues.

Në zgjedhjet presidenciale, në rrethin e dytë deri në orën 13:00 kanë votuar 302.158 votues, gjegjësisht  23.95% e votuesve.
Për krahasim, në rrethin e parë deri në orën 13:00 kanë votuar 417.970 votues, gjegjësisht 26,35 %. Ndërkaq, në rrethin e dytë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019-të, deri në këtë orë kanë votuar 367.892  votues, gjegjësisht 20.73 %,

Dallimi në krahasim me vitin 2019 është 3.22 % votues më pak ndërkaq me rrethin e parë të këtij viti është  2.04% më pak.

Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve, të dhënat janë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e kaluara

 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)Zgjedhje parlamentare RMV 2024Zgjedhje presidenciale RMV 2024