U fut nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, Policia kapi 150 kilogram marihuanë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 150 kilogram marihuanë e cila ishte nisur nga Kosova për në Greqi, përmes Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Mjeti transportues ka hyrë nga Kosova, i cili përmes Maqedonisë është dashur të shkojë në Greqi, me destinacionin e fundit Turqinë”, raportoi Policia, duke shtuar që hetimet do të vazhdojnë për të gjetur personat e përfshirë.

Lënda narkotike ishte kapur në kufirin e Bogorodicës në një kampion me targa të Shkupit.

Drogë - lëndë narkotikeKontrabandë Trafikim me drogëMarihuana KanabisMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së VeriutVendkalimi kufitar Bogorodicë