Policia e Maqedonisë së Veriut në dy ditët e fundit ka arrestuar 16 personave në 47 bastisje, nën dyshimet për kontrabandë me drogë dhe armë. Policia ka ngritur 11 kallëzime penale, transmeton Portalb.mk.
Aksioni policor është zhvilluar nga gjithë vendin, në kuadër të luftimit të kontrabandës me drogë dhe armë. Gjatë bastisjes janë konfiskuar lëndë narkotike, si marihuanë e kokainë, dhe armë, si pistoleta e pushkë, së bashku me municionin.
Në bastisje janë marrë edhe mjetet financiare, nën dyshimet se burimi i tyre është në vepra penale.
Të akuzuarit dyshohen në bazë të nenit 215 dhe 396 nga Kodi Penal.