Besim Hoda promovoi subjektin e ri politik “Lëvizja Një”: Erdhi koha të themi boll më

Ish-kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka promovuar themelimin e subjektit të ri politike, Lëvizja Një. Promovimi u mbajt në Teatrin Kombëtar Shqiptar në Shkup, në një atmosferë të pasuruar me elemente kombëtare. Aktiviteti u shoqërua edhe me një video që pasqyronte sfidat, ngjarjet dhe trazirat nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët ndër dekada, transmeton Portalb.mk.

Kreu i lëvizjes Besim Hoda, gjatë fjalimit të mbajtur me këtë rast, tha se nevoja për të hapur një subjekt të këtillë, lindi nga pakënaqësia dhe përfaqësimi jo i denjë politik.

Ai tha se erdhi koha për të thënë  boll mo sepse nuk mund të durojmë këtë nënçmim që po na bëjnë.

“Na kanë thënë se ka shumë parti politike, nuk na duhet kjo, nuk na duhet ajo, na kanë thënë edhe përpara, ju e dini. Në këtu kemi dalë të themi se, fatkeqësisht këtu ka vetëm një parti të ndarë në grupacione, grupacione të cilat çdoherë që preket interesi i tyre personal apo grupor, përçahet, ofendohen, shahen në mënyrë brutale dhe çuditërisht çdoherë që i bashkon interesi personal dhe ajo për të cilën janë të thirrur, për të cilën paguhen, ata ndahen. Jo që ata nuk duan që shqiptarët të jenë mirë, mirëpo kur është në pyetje për të zgjedhur karriget dhe interesat e tyre dhe e popullit, fatkeqësisht ata zgjedhin karriget”, tha Hoda.

Parti politike