TAV tërhoqi kufizimin për vetëm një hyrje falas brenda 24 orëve në aeroportin e Shkupit

Komisioni për Vendimmarrje për Kundërvajtje pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës e informon se, në kuadër të analizës së kushteve dhe regjimit për përdorimin e zonës “Hug & Fly” në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, nga TAV Maqedoni janë kërkuar sqarime shtesë dhe të dhëna relevante lidhur me kufizimin e vendosur për qasjen falas. Pas kërkesës së dorëzuar, TAV Maqedoni e ka njoftuar Komisionin se e ka tërhequr vendimin me të cilin qasja falas e një automjeti ishte kufizuar në një hyrje brenda një periudhe prej 24 orësh, transmeton Portalb.mk.

Komisioni e përshëndet vendimin e TAV Maqedonisë për tërheqjen e masës dhe do të vazhdojë ta ndjekë gjendjen dhe kushtet për qasje në infrastrukturën e aeroportit, veçanërisht nga aspekti i sigurimit të kushteve të barabarta dhe jodiskriminuese për të gjithë pjesëmarrësit në treg.

TAV Maqedoni mori vendim përdorimin e zonës “Hug & Fly” para terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Drejtuesit e automjeteve do të mund të ndalonin falas deri në 10 minuta për të lënë ose marrë pasagjerë vetëm një herë brenda një periudhe prej 24 orësh për çdo automjet.

Shoqata e Taksistëve kundërshtoi regjimin duke nënvizuar se kufizimi dëmton transportuesit e licencuar, mund të rrisë çmimet për udhëtarët, vështirëson transportin e personave me aftësi të kufizuara dhe krijon kushte të pabarabarta konkurruese. Ata kërkojnë nga TAV Maqedonia të arsyetojë vendimin dhe propozojnë disa hyrje të shkurtra falas gjatë ditës, ndërsa kërkojnë që të shqyrtohet edhe çështja e mbrojtjes së të dhënave personale dhe konkurrencës në aeroport.

Më pas, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës tha do ta shqyrtojë vendimin. Dhe as kësaj, vendimi u tërhoq.

 

Aeroporti i Shkupit TAV