Çdo i katërt autobus në transportin publik të Maqedonisë ka parregullsi

Nga mbi 400 autobusë dhe automjete me të cilat transportohen pasagjerë, policia ka konstatuar parregullsi te pothuajse një e katërta e tyre. Gjatë një kontrolli të kryer vetëm brenda një dite, Ministria e Punëve të Brendshme, nga gjithsej 405 autobusë dhe automjete të tjera që përdoren për transport publik të pasagjerëve, ka konstatuar parregullsi te 92 automjete, 170 automjete janë dërguar për kontroll teknik, ndërsa 34 janë nxjerrë nga qarkullimi pasi kanë qenë të parregullta teknikisht, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrolleve janë ngritur edhe tri kallëzime penale për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, që përfshin drejtimin nën ndikimin e alkoolit me përqendrim prej të paktën 1,50 promilësh në gjak, drejtimin me shpejtësi që tejkalon 50 kilometra në orë në zonë të banuar ose 70 km në orë jashtë zonës së banuar, si dhe drejtimin nën ndikimin e drogave dhe substancave psikotrope.

Në kuadër të kontrolleve, një automjet është sekuestruar, ndërsa janë konstatuar edhe 239 kundërvajtje të llojeve të tjera.

Autobus(ë)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)