Ministria për Arsim dhe Shkencë ka paralajmëruar që gjatë muajit tetor do të pranojë dokumentet e studentëve të Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e bursës, transmeton Portalb.mk.
“Njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e së drejtës për bursa studentore, të fituara në ndonjë nga vitet e kaluara akademike, të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e së drejtës për bursë, se afati për aplikim fillon nga data 1 tetor deri më 30 tetor 2026”, raportoi Ministria.
Studenti në adresën e-uslugi.mon.gov.mk duhet të dërgojnë vërtetimin për semestrin e regjistruar, dëshmi për provimet e dhëna, dëshmi për provimet e parapara dhe librezën e skanuar.