Policia e Maqedonisë së Veriut në lidhje me “Safe City” përkujton shoferët se përmes aplikacionit mund të kontrollojnë dhe paguajnë dënimet

Dënimet do të mund të kontrollohen dhe të paguhen në formë elektronike përmes aplikacionit “Qyteti i Sigurt”. Këtë mundësi e përkujtoi Policia e Maqedonisë së Veriut, duke e theksuar si nevojë për shtetasit e huaj, transmeton Portalb.mk.

“Përmes aplikacionit, pronarët dhe shoferët mund të regjistrohen, të kontrollojnë nëse me automjetin e tyre është evidentuar ndonjë kundërvajtje rrugore, të kenë qasje në urdhërpagesat e dhëna për kundërvajtje dhe të kryejnë pagesën në mënyrë elektronike”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ata përkujtojnë se dënimet për shtetasit e huaj mund të paguhen në pikën kufitare përmes kartelës.

“Për ata që nuk e përdorin aplikacionin, informacioni për ndonjë kundërvajtje eventuale të evidentuar në trafik mund të merret edhe gjatë daljes nga shteti, në pikën kufitare Tabanoc. Në këtë pikë kufitare, pagesa mund të kryhet me kartë bankare, ndërsa pagesa me para të gatshme nuk është e paraparë”, sqaroi Policia, duke premtuar që kjo mundësi do të zgjerohet edhe në pikat tjera kufitare.

Policia theksoi që përdorimi i aplikacionit nuk është i detyrueshëm, por është një mundësi lehtësuese.

Sistemi “Qyteti i Sigurt” për evidentimin automatik të kundërvajtjeve në trafik funksionon që nga 1 shkurti i këtij viti, ndërsa deri më tani janë evidentuar mbi me mijëra kundërvajtje në trafik.

Në fazën e parë ‘Qyteti i Sigurt’ filloi vetëm në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe në Korridoret 8 dhe 10.

Kufiri në TabanovcPatentë patenta e shoferitPolicia e Maqedonisë së VeriutQyteti i Sigurt safe cityVetura - Automjet - Automobil