RMV, për 7.1 përqind është rritur çmimi i produkteve në industri

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut është rritur çmimi i produkteve industriale për 7.1 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin gusht të vitit 2026 janë zmadhuar për: 0.4% krahasuar me muajin paraprak dhe 7.1% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me korrikun e këtij viti, rritje më e madhe u regjistrua te sektori i minierave dhe gurorëve për 3.8 përqind.

“Në muajin gusht të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, janë rritur në sektorin e Minierave dhe gurorë për 21.7%, Industria përpunuese për 6.3%, Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar për 10.5% dhe Furnizimi me ujë; largimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit për 7.4%”, raportoi Enti.

Në asnjërin sektor nuk kemi ulje të çmimeve në industrinë e Maqedonisë së Veriut, përveç te reparti për prodhimin e pajisjeve tjera të transportit (6.5 %), ndërsa rritje më e madhe te nxjerrja e mineraleve metalore (29.6 %).

Ekonomia e shtetit - Lajme ekonomiZonë e lirë industriale RMV