Nga mesnata karburantet do të shiten me çmime të reja, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.
Benzinat shtrenjtohen për një denar, ndërsa dizeli lirohet për 4,5 denarë.
Me këtë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 100 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 102 denarë për litër.
Çmimi i dizelit, ndërkaq, do të jetë 100 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri lirohet për tre denarë për litër dhe do të shitet me çmim prej 111,50 denarësh.
Çmimi i mazutit ulet për 0,196 denarë për kilogram dhe do të jetë 49,882 denarë.
Me vendimin e KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 1,06 përqind krahasuar me çmimet e përcaktuara me vendimin e mëparshëm të 21 shtatorit 2026.
Nga KRRE-ja thonë se në përllogaritje është zbatuar edhe vendimi i Qeverisë për uljen e TVSH-së për dizelin në 10 përqind, ndërsa në këtë vendim theksohet se vazhdon edhe zbatimi i akcizës së ulur për benzinat dhe dizelin.