Sony ka shitur 65 milionë konsola PS5

Menjëherë pasi lançoi PlayStation 5 Pro, Sony zbuloi se që nga debutimi i parë deri në tre mujorin e dytë të 2024 ka shitur 65.5 milionë njësi PS5, transmeton PCWorld.al

Ndërsa shitjet e konsolës ranë me 1.1 milionë njësi krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, shitjet e lojërave arritën në 77.7 milion njësi, një rritje me 14.9 përqind krahasuar me T2 të 2023.

Numri i përdoruesve aktivë të PlayStation Network mbeti 116 milionë pavarësisht një rritjeje të çmimit vitin e kaluar.

Rezultati përfundimtar? Të ardhurat u rritën me 9 përqind ndërsa fitimi me 73 përqind në 2.91 miliardë dollarë. Një rol kyç luajti titulli Black Myth: Wukong i cili raportohet se shiti 20 milionë kopje.

Ndërsa tituj të tjerë popullore pritet të vinë në fillim të vitit të ardhshëm si Assassin’s Creed Shadow dhe Monster Hunter Wilds.

CTRL Z – CTRLZGejming (Gaming)Play Station