Sistemi arsimor në vendin tonë nuk është ashtu si duhet sepse i marrin projektet e gatshme nga shtete shumë përparimtare dhe të njëjtat ne nuk mund t’i realizojmë sepse përveç shkumësit nuk kemi asgjë tjetër në klasë.
Kështu thotë mësuesja, veterane e arsimit, Shpresa Sinani në TROÇ.
Ajo shton se roli i mësuesit e ka humbur vlerën para syve të fëmijëve por nuk ua len fajin atyre, thotë se i gjithë sistemi është jofunksional dhe se është prishur shtylla kryesore, trekëndëshi, mësues, prind, fëmijë.