Studentët që e shfrytëzojnë shujtën studentore vlerësojnë se shuma aktuale prej 140 denarësh në ditë nuk është e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve. Në një anketë për Alsat, ata kërkojnë që subvencioni për shujtën ditore të rritet, ndërsa si shumë më e përshtatshme përmendin 180 deri në 250 denarë në ditë, transmeton Alsat-M.
“Po, duhet të rritet. Vlerësoj se shuma 200 denarë është mjaft solide”, deklaroi një tudente.
“180 deri në 200 denarë mendoj se është mir. 140 denarë ose 840 denarë në javë është mir, mund të blihet diçka por nuk është e mjaftueshme për gjithë javën”, tha një studente.
Studentët e tjerë konsiderojnë se rritja e vazhdueshme e çmimeve është arsye për rishikimin e shumës së shujtës.
“Po, kam aplikuar dhe e shfrytëzoj momentalisht. Jam i kënaqur, edhe pse mendoj se duhet ta rrisin në 200 denarë. Kryen punë por mendoj se, duke pasur parasysh inflacionin dhe rritjen e çmimeve, duhet të rritet edhe çmimi i vaktit studentor. Deri tani e kam shfrytëzuar në markete dhe në bufenë e studentëve”, potencoi një studente.
“Sinqerisht, duke marrë parasysh rritjen e çmimeve vlerësoj se duhet të ketë rritje”, tha një studente.
“Rreth 250 denarë në ditë do të kishte qenë mir”, theksoi një studente.
Kërkesa për rritjen e shumës së shujtës studentore nga 140 në 200 denarë është ngritur edhe përmes një iniciative të disa organizatave studentore drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Studentët kërkojnë që shuma të përshtatet me rritjen e çmimeve dhe shpenzimeve për ushqim.
Ndërkohë, studentët që dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë të drejtë mund të aplikojnë çdo muaj, deri më datën 5.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, tha se kërkesa e studentëve po shqyrtohet. Ajo bëri të ditur se po bëhen analiza dhe llogaritje të reja financiare dhe se synohet të gjendet një zgjidhje brenda mundësive buxhetore. Sipas saj, standardi dhe kushtet e jetesës së studentëve janë ndër prioritetet e Ministrisë.