Shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë katërmujorit të parë të vitit 2023 u regjistrua rritje e numrit të turistëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – prill 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 24.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie prej 3.6 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 46.1 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Vetëm në muajin prill janë regjistruar 69 934 turistë në Maqedoninë e Veriut, 74.2 përqind e të cilëve janë turistë të huaj.

Më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut solli Turqia (12 855), Serbia (5 730), Greqia (4 328), Gjermania (2 711), Bullgaria (2 072), Kosova (1700), Kroacia (1 695), SHBA (1658),  Italia (1 259), Shqipëria (1219), etj.

Agjenci turistikeEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiMaqedonia e Veriut RMVSezoni turistik - Turist(e)
Comments (0)
Add Comment