Cilat produkte regjistruan më së shumti rritje të çmimeve në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht u regjistrua rritje e çmimeve me pakicë dhe kemi rritje të kostos së jetesës, krahasuar me gushitn e kaluar. Në disa sektorë kemi rritje më të madhe, ndërsa në pak sektorë kemi ulje, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos për jetesë në muajin gusht të vitit 2026, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, shënoi rritje prej 2.6%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 2.3%”, raporoti Enti Shtetëror i Statistikave.

Te pijet alkoolike, duhani dhe nakrotikët kemi rritje për 9.4 përqind, te rekreacionit, sporti dhe kultura kemi rritje për 8.8 përqind, ndërsa në këtë periudhë nuk kemi ulje në asnjë sektorëë.

Te çmimet me pakicë, rritje më e madhe u regjistrua te produktet industriale joushqimore dhe duhani për 5.5 përqind, ndërsa ulje kemi vetëm te produktet bujqësore për 6 përqind dhe te produktet ushqimore për 0.4 përqind.

ÇmimeEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiHarxhime - Shpenzime