Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ashtu që shpenzimet për vitin 2025 kanë arritur në 16.9 miliardë denarë, transmeton Portalb.mk.
“Shpenzimet totale për mbrojtjen e mjedisit gjatë vitit 2025 janë më të larta për 61.6% se në vitin paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 55 përqind janë për investime në mjete, ndërsa pjesa tjetër për mirëmbajtjen e mjeteve për mjedisin jetësor.
Më së shumti shpenzime dedikohen për menaxhimin e ujërave të zeza (53 %), sistemin e furnizimit me ujë (22 %), për trajtimin e mbeturinave (15 %), për mbrojtjen e ajrit (2 %) dhe për qëllime tjera..
“Nga totali i pagesave dhe tarifave për shërbimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, pjesëmarrje më të madhe zënë tarifat e paguara për menaxhimin e mbeturinave, 84.22%”, raportoi Enti.