Në Maqedoninë e Veriut kemi gjithsej 170 biblioteka, prej tyre 73 janë biblioteka të arsimit të lartë, 50 biblioteka publike, 40 të specializuara, ndërsa vetëm nga një bibliotekë kombëtare dhe një jo të specializuar, transmeton Portalb.mk.
Në bibliotekat kombëtare ka 86 të punësuar, në pesë bibliotekat e institucioneve kombëtare kemi 106 të punësuar, te bibliotekat publike kemi 194 të punësuar, te ato universitare 103, 4 janë te biblioteka shkencore jo të specializuara, ndërsa te ato të specializuarat kemi 63.
Vetëm në bibliotekën kombëtare kemi 1.1 milionë tituj të librave dhe broshurave, ndërsa në gjithë 169 bibliotekat tjera kemi 1.6 milionë.
Më së shumti shfrytëzues kemi në bibliotekat universitare, 130 mijë, ndërsa në atë kombëtare 25 mijë, 33 mijë te ato publike dhe 42 mijë te bibliotekat e institucioneve kombëtare.
“Në vitin 2025, krahasuar me vitin 2022, numri i bibliotekave të specializuara është zvogëluar për 13.0%, ndërsa numri i bibliotekave të tjera në vitin 2025, krahasuar me vitin 2022, ka shënuar rritje”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në gjithë bibliotekar e Maqedonisë së Veriut janë gjithsej 3 572 ulëse.