Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar Arkin Jahijin për fitoren në zgjedhjet lokale në Bërvenicë, duke e cilësuar atë si një sihariq të madh. Ai uroi edhe shqiptarët e kësaj komune, ndërsa shprehu mirënjohje për mërgatën për kontributin e saj në këtë rezultat, transmeton Portalb.mk.
“Fitorja në Bërvenicë është një sihariq i madh, që duhet t’i prijë një pune po aq të rëndësishme që na pret të gjithëve, për rikthimin edhe të Kërçovës dhe fitores në Butel”, ka shkruar Sela.
Ai e përfundoi urimin duke e përgëzuar Jahijin dhe qytetarët e Bërvenicës për rezultatin e arritur.