Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme, shkruan Portalb.mk.
Sipas 100% të vendvotimeve të përpunuara, deri në orën 15:00 kanë votuar 40,49% apo 6.579 votues.
Për krahasim, në rrethin e parë para dy javëve deri në këtë orë kanë votuar 31.17%, dallimi është se ka rritje të daljes për 9,32 %.
Ndërkaq nëse e krahasojmë me daljen e rrethit të dytë të vitit 2025, dallimi është se ka ulje të daljes për 0,34 %.
Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve.