Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto mujore është 42 134 denarë, por në disa sektorë ka rroga më të larta e në disa tjera ka rroga mujore më të vogla, transmeton Portalb.mk.
Rroga mesatare mujore më e lartë në Maqedoninë e Veriut është në sektorin programimi kompjuterik (97 404), veprimtaritë e tjera profesionale, shkencore dhe teknike (66 281), hulumtimi dhe zhvillimi shkencor (62 885), prodhimi produkteve bazë farmaceutike (61 750), etj.
Në këtë periudhë, rroga më e ulët në Maqedoninë e Veriut është në sektorin veprimtari e sigurisë dhe të hetimit (23 234), peshkimi dhe akuakultura (26 360), shërbime lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave (26 446), prodhimi i koksit (27 769), prodhimi i lëkurës (27 969), prodhimi i veshjeve (28 339), pyjet (29 319), etj.
Në Maqedoninë e Veriut në krahasim me vitin e kaluar është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 8.5 përqind, ndërsa rritja më e madhe kishte ndodhur në arte (11.5 %), informimi (10.7 %) dhe arsim (10.6 %).