Në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet u shqyrtuan 20-të nga gjithsej 124 amendamente të paraqitura për Propozim-rebalancin e Buxhetit për vitin 2026, por nuk morën mbështetje. Seanca do të vazhdojë nesër në orën 18:00, raporton MIA.
LSDM-ja propozoi amendament për rritjen e mjeteve për paga dhe kontribute në buxhetin për vitin 2026, me qëllim rritjen e pagës minimale për të punësuarit te shfrytëzuesit buxhetorë.
Me amendamentin, siç sqaroi deputeti Fatmir Bytyqi, propozohet rritha e mjeteve për pagat bazë nga 35.329.806 në 35.817.786.000 denarë, si dhe rritja e mjeteve për kontributet e sigurimit social nga 14.590.095.000 në 14.726.498.000 denarë. Ai theksoi se rritja e pagave është e domosdoshme për shkak të rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës dhe shtrenjtimit të ushqimit, energjisë, transportit dhe nevojave të tjera themelore, të cilat, sipas tij, veçanërisht i godasin qytetarët me të ardhurat më të ulëta.
Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski u përgjigj se Qeveria vazhdimisht punon për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve. Sipas tij, Ministria e Financave dhe Lidhja e Sindikatave i kanë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme që u takojnë punëtorëve në bazë të të drejtave nga marrëdhënia e punës.
Ndryshe, me 64 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe i “përmbajtur”, Kuvendit i Maqedonisë së Veriut më 27 korrik e miratoi rebalancin e buxhetit të shtetit për vitin 2026.