Ministria e Drejtësisë njoftoi se sot u nënshkrua udhëzimi me çka vendoset përkatësia etnike në certifikatën lindjes, certifikatën e kurorëzimit dhe certifikatën e vdekjes, transmeton Portalb.mk.
“Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nënshkroi Udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për mënyrën e mirëmbajtjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe dokumentacioneve; lëshimin e certifikatave, vërtetimeve dhe kopjeve duke u bazuar në librat amë; drejtimin e procedurës dhe hartimin e procesverbalit për fëmijë të gjetur; riparimin e librave amë të shkatërruar, dëmtuar apo të zhdukur, si dhe formateve për librat amë, regjistrit të librave amë, certifikatave dhe vërtetimeve të cilat lëshohen duke u bazuar në librat amë, ku do të ketë një shtyllë për përkatësinë etnike”, informoi Ministria e Drejtësisë.
Ky Udhëzim siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë do të hyjë në fuqi pas skadimit të tetë ditëve nga botimi në Gazetën Zyrtare për certifikatat e lindjes, ndërsa për certifikatat tjera për shkak të implikimeve financiare, Udhëzimi do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2024.
[…] në rend dite të seancës së Gjykatës Kushtetuese është Udhëzimi që lejon “deklarimin e përkatësisë etnike në certifikata”. Ministria e Drejtësisë dje njoftoi se certifikatat e lindjes me grafën e kombësisë, të cilat […]
[…] në të cilën do të udhëhiqet procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Udhëzimit për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit për mënyrën e udhëheqjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe shkresave, lëshimit të […]
[…] në të cilën do të udhëhiqet procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Udhëzimit për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit për mënyrën e udhëheqjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe shkresave, lëshimit të […]