Shoqata e Studentëve të Mjekësisë në Maqedoni (MMSA), së bashku me Klinikën e Endokrinologjisë dhe Komunën e Çairit, shënuan Ditën Botërore të Diabetit. Aty u realizuan matje falas të glikemisë dhe tensionit arterial, transmeton Portalb.mk.
“Nën moton globale të këtij viti, aktiviteti kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për diabetin, rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, parandalimin e komplikimeve dhe edukimin mbi menaxhimin e kësaj sëmundjeje kronike”, njoftuan nga Shoqata.
Në aktivitet u ofruan këshilla mjekësore për parandalimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjes.