RMV, akoma nuk është kryer pagesa e kujdesi tjetër

Qytetarët po reagojnë se pagesa e kompensimit për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, i njohur si kujdes tjetër, po vonohet. Deri më tani, ata zakonisht e kanë marrë kompensimin deri në ditën e gjashtë të muajit, por këtë herë pagesa do të vonohet me më shumë se një javë, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Këto ditë, qytetarët shpesh mund të shihen në banka duke pyetur nëse janë paguar fondet për “kujdes tjetër”, por ata marrin një përgjigje negative nga punonjësit e bankave.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njoftoi se për shkak të parregullsive të zbuluara gjatë kontrolleve në sistemin e mbrojtjes sociale, pagesa shtesë e fondeve për të drejtat e mbrojtjes sociale do të fillojë më 16 nëntor, me qëllim eliminimin e parregullsive të identifikuara.

Banka - BankëMinistria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë (MPSDR)Persona me nevoja të posaçme - veçanta - aftësi të kufizuara