Sot përfundon viti shkollor për rreth 185.000 nxënës të shkollave fillore në Maqedoni. Me shfaqje muzikore, por edhe me muzikë “live” për gjysmëmaturantët në oborret e shkollave, u shënua përfundimi i detyrimeve shkollore për vitin e kaluar 2022/2023. Tani pasojnë mbledhjet dhe këshillat përfundimtare të prindërve, në të cilat do të shënohen notat përfundimtare të nxënësve, transmeton Portalb.mk.
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri ka bërë të ditur për Meta.mk se deri në fund të këtij muaji do të ketë vendim nga Qeveria nëse viti i ardhshëm shkollor do të fillojë më 10 shtator, në vend të 1 shtatorit si deri më tani.
Një pjesë e evidencës pedagogjike, përfshirë notat e nxënësve, shënohet nga mësuesit në ditar elektronik. Autoritetet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës po mendonin të mundësonin dëftesa digjitale, por për momentin nuk ka njoftime se kjo risi do të realizohet së shpejti.
Zyrtarë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh) premtuan se nuk do të vonohen dëfesat për nxënësit. Çdo shkollë do të përcaktojë individualisht datat për dhënien e dëftesave.
“Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZhA), nën juridiksionin e së cilës është zbatimi i procedurës për prokurimin e dokumentacionit pedagogjik për shkollat (përfshirë dëftesat), tashmë e ka përmbushur atë detyrim. Është lidhur një kontratë me një operator ekonomik dhe tashmë është duke i dorëzuar vërtetimet për të gjitha departamentet”, njofton MASh.
Vitin e kaluar nxënësit, prindërit dhe shkollat nuk dinin se kur do të marrin dëftesat, pas çka më në fund u lidh marrëveshje për blerjen e tyre.
Dëftesat janë për nxënësit kurora e përfundimit të vitit shkollor, por vitin e kaluar ndarja e tyre tradicionale, që zakonisht bëhet në qershor, mungoi. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, nxënësit nuk dinin se kur do t’i merrnin dëftesat.
[…] LEXO: RMV, përfundoi viti shkollor, se kur do të fillojë viti i ardhshëm do të dihet në fund të kë… […]
[…] LEXO: RMV, përfundoi viti shkollor, se kur do të fillojë viti i ardhshëm do të dihet në fund të kë… […]
[…] LEXO: RMV, përfundoi viti shkollor, se kur do të fillojë viti i ardhshëm do të dihet në fund të kë… […]
[…] LEXO: RMV, përfundoi viti shkollor, se kur do të fillojë viti i ardhshëm do të dihet në fund të kë… […]