RMV, filloi pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot, më 5  tetor 2026, filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin shtator të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile.

Po ashtu, përfituesit, të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave.

I informojmë përfituesit e të drejtës për Shtesa Prindërore se përgatitja për pagesën e kësaj të drejte është duke vazhduar dhe do të zbatohet në periudhën e ardhshme.

Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë (MPSDR)Ndihma sociale - Rast Social