Gjykata Themelore Publike në Shkup ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup për paraburgimin e një 24 vjeçari nën dyshimet se ka sulmuar seksualisht një vajzë pesë vjeçare, transmeton Portalb.mk.
“Urdhër për kryerjen e një procedure hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një vajze të lindur në vitin 2020, vepër e dënueshme sipas nenit 188, paragrafi 5 të Kodit Penal”, njoftoi Prokuroria.
Në Volkovë, i dyshuari kishte sulmuar seksualisht vajzën me të cilën kishte edhe lidhje familjare.
Me propozim të Prokurorisë, Gjykata pranoi propozimin për paraburgimin e të dyshuarit, nën rrezikun se mund të ndikojë në viktimën.
Ndryshe, Prokuroria Themelore Publike në Shkup në muajin gusht ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale të vazhdueshme – Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve.
Kujtojmë se në muajin korrik Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi tre persona si të dyshuara për incizime me përmbajtje pornografike. Në video ishte i përfshirë një fëmijë trevjeçar.