RMV, në mesnatë do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,46 % në raport me vendimin e datës 01.09.2025. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina 2,869%, te nafta për 2,557%, te vaji ekstra i lehtë për 3,327% dhe te mazuti ulja është për 4,292%, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet për 1,245 den/kg dhe tani do të jetë 37,148 den/kg.

Nga data 10.09.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 78,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 69,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,148 (denarë/kilogram)

BenzinaÇmimi i benzinësÇmimi i naftësDizelKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)Nafta