Prokuroria Themelore Publike kumtoi hollësi për vdekjen e gruas 48-vjeçare trupi i së cilës në gjendje të dekompozuar u gjet mbrëmë vonë, njofton Portalb.mk.
Nga atje thonë se prokuror publik kujdestar nga PTHP Shkup dhe ekipe të MPB-së mbrëmë kanë kryer ekspertizë në lokacion pyjor vështirë qasës në afërsi të fshatit Letevci, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje nga Taori.
“Gruaja ka qenë e denoncuar e zhdukur të premtën, pas çka janë ndërmarrë veprime për gjetjen e saj. Prokurori publik dha urdhër për autopsi të trupit të së ndjerës, me ç’rast është konfirmuar se vdekja është e dhunshme. Nën dyshimet për vepër të kryer pernale nga liria është privuar ish-bashkëshorti i viktimës, ndërsa anë mbajtur edhe tre miqtë e tij. Po ndërmerren veprime për zbardhje të plotë të rastit”, thonë nga Prokuroria.
Paraprakisht, policia kumtoi se fillimisht, më 26 qershor S.G.(51) me vendqëndrim në fshatin Taor të Shkupit, ka denoncuar se nga shtëpia ëshzë larguar Zh.G., me të cilën kanë jetuar në të njëjtën shtëpi. Ditën tjetër e ka njoftuar policinë se e ka gjetur të vdekur në afërsi të fshatit Letevci.
Me të është realizuar bisedë zyrtare dhe ai është privuar nga liria, ndërsa për rastin janë privuar nga liria edhe Z.M.(62), G.B.(64) dhe M.D.(69).
“Në koordinim me prokurorin publik po ndërmerren masa për zbardhje të rastit”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.