RMV, në rajonin e Shkupit është gjetur trupi i një gruaje në gjendje dekompozimi, MPB arrestoi katër persona për rastin

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se është arrestuar një burrë 51-vjeçar me vendqëndrim në fshatin Taor të Shkupit, i dyshar për vrasjen e një gruaje 48-vjeçare me të cilën ka jetuar në të njëjtën shtëpi, njofton Portalb.mk.

Lidhur me rastin, policia kumtoi se nga liria janë privuar edhe katër persona.

“Më 26.06.2026 S.G. në stacion policor ka denoncuar se nga shtëpia është larguar Zh.G., me të cilën ka jetuar në të njëjtën shtëpi, ndërsa më 27.06.2026 ka paraqitur se e ka gjetur të vdekur Zh.G. në afrësi të fshatit Letevci të Shkupit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policor dhe prokuror publik, pas çka trupi i cili ka qenë në gjendje dekompozimi, me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar në mjekësinë gjyqësore për autopsi. Me S.G. është realizuar bisedë zyrtare dhe ai është privuar nga liria, ndërsa për rastin janë privuar nga liria edhe Z.M.(62), G.B.(64) dhe M.D.(69). Në koordinim me prokurorin publik po ndërmerren masa për zbardhje të rastit”, thonë nga MPB-ja.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)