Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut i ka publikuar rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve të sotme të rrethit të parë në Bervenicë, shkruan Portalb.mk.
Rezultatet sipas të dhënave të KSHZ-së nga 29,02 % e votave të numëruara. Arkin Jahiji nga AKI ka marrë 375 vota kurse Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE ka marrë 1909 vota.