U parashtruan tre kundërshtime për të drejtën e votës në Bërvenicë, qytetarëve iu mundësua të votojnë

Deri në orën 18:30 janë parashtruar tre kundërshtime lidhur me mbrojtjen e të drejtës zgjedhore gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës. Kundërshtimi është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas së cilës votuesve në fjalë u është mundësuar të ushtrojnë të drejtën e tyre votës, transmeton Portalb.mk.

“Lidhur me mbrojtjen e së drejtës personale të votimit, deri në orën 18.30 kanë arritur 3 kundërshtime dhe të gjithë janë miratuar. Qytetarëve që kanë dorëzuar kundërshtimet iu mundësua që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, njoftuan nga KSHZ.

Sot në Bërvenicë po mbahen rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Zgjedhjet për kryetar të ri të komunës mbahen pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski.

 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)Komuna e BervenicësZgjedhje lokale RMV 2025