Revolut, startupi Britanik i shquar për dixhitalizimin e shërbimeve bankare, vendosi të zgjerojë aktivitetin e bursës së saj të kriptomonedhave Revolut X në 30 vendet e Zonës Ekonomike Europiane (EEA), raporton PCW. EEA përfshin 27 vende të Bashkimit Europian si dhe Islandën, Lihtenshtajni dhe Norvegjia.
Revolut ka qenë një prej adoptuesve të hershëm të kriptomonedhave duke ofruar tregtimin e tyre për konsumatorët e saj që prej 2017-ës. Edhe pse banka ka ofruar tregtim kripto prej vitesh, Revolut X u ofrua si platformë më vete e tregtimit të tyre në Britani në fillim të vitit.
Përmes një njoftimi për shtyp kompania tha se do ta zgjeronte veprimtarinë e Revolut X në 30 vendet e EEA. Përdoruesit në këto vende mund të blejnë dhe shesin më shumë se 200 kriptomonedha përmes platformës desktop të Revolut.
Platforma Revolut X do të kufizohet për klientët që kanë llogari me bankën me bazë në EEA ose në Mbretërinë e Bashkuar.