Prokuroria Publike ka nisur procedurë ndaj një 39-vjeçari nga Manastiri, i cili dyshohet për veprën penale privim i kundërligjshëm i lirisë, si dhe lëndim i rëndë trupor, transmeton Portalb.mk.
Më 21 tetor, duke ushtruar dhunë në familje, i dyshuari e ka mbyllur ilegalisht dhe e ka mbajtur të privuar, e më pas e ka lënduar fizikisht ish-partneren e tij.
Viktima, para shtëpisë së saj, ka hipur në automjet, më pas ka nisur të ngasë dhe fillimisht e ka goditur me grusht në pjesën e kokës. Më pas e ka çuar në vikend-shtëpizën etij në Nizhepole, ku e ka shtyrë me forcë, e ka mbyllur dhe duke e mbajtur të mbyllur, e ka goditur me shuplakë, grushte dhe shkelma në kokë dhe në trup për një orë.
Viktima, në pamundësi për të duruar më sjelljen e tij të dhunshme, nga kuzhina mori një thikë me të cilën preu damarët në dorën e majtë. Por, i dyshuari ka vazhduar ta godasë atë ashpër, duke i shkaktuar më shumë lëndime fizike, tha Prokuroria.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit, por i dyshuari është në arrati, andaj masa e paraburgimit do të fillojë të zbatohet nga dita e konstatimit, privimit të nga liria dhe paraburgimit.
Kujtojmë se rast i ngjashëm ndodhi edhe më 14 tetor, kur një i dyshuar nga Shkupi, me paramendim ka lënduar rëndë partneren e tij jashtëmartesore duke ushtruar dhunë në familje. Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 32-vjeçarit.