Në një subjekt juridik janë sekuestruar 225 kilogram lëndë narkotike në vlerë prej gjysmë milioni euro, aksion i realizuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Sot nga punonjësit e policisë nga SPB Veles – RPB Kavadarci, pas hetimeve të mëparshme, nga subjekti juridik për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në fshatin Sopot, janë sekuestruar 225 kilogram lule të thata të mariuanës, 111 kilogram biomasa dhe 950 fara nga kanabisi”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Policia sqaroi që ky aksion vjen pas dyshimeve se në objektin e këtij subjekti juridik është duke u kultivuar kanabisi kundërligjshëm. Raportohet që droga e konfiskuar është dorëzuar në Agjencinë për Pasuri të Konfiskuar.