Bastisje në rrethinë të Tetovës, gjendet kokainë, një person u privua nga liria

Tek një banor 26-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar kokainë, ndërsa personi është privur nga liria, njofton Portalb.mk.

“Më 03.10.2026, në orën 19:15, bazuar në urdhërin e gjykatës, nëpunës policorë të SPB Tetovë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të S.S. (26) në fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës”, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja informojnë se gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar kokainë, pas çka personi është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Drogë - lëndë narkotikeMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)