Pesë vjet nga tragjedia në Spitalin Modular të Tetovës: S’ka drejtësi për 14 jetët e humbura, askush nuk u shpall fajtor për zjarrin

Sot bëhen pesë vjet nga tragjedia e zjarrit që përfshiu Spitalin Modular të Tetovës, si pasojë e të cilit humbën jetën 14 persona, ndërsa spitali u dogj tërësisht. Pesë vjet më vonë, ende nuk ka drejtësi për jetët e humbura. Pati një proces gjyqësor i cili nuk ishte për shkaqet e zjarrit, Prokuroria e mbylli një lëndë pa aktakuzë, ndërsa një tjetër e zvarrit mbi tre vjet, shkruan Portalb.mk.

Pesë vjet pas tragjedisë që mori jetën e 14 personave në Spitalin Modular të Tetovës, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigje për përgjegjësinë lidhur me shkaqet e zjarrit.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit muajin e kaluar e mbylli hetimin për prokurimin dhe ndërtimin e 19 spitaleve modulare, pa gjetur përgjegjësi penale. Pas pesë vitesh heshtje u mbyll rasti në të cilin ishin të përfshirë Venko Filipçe dhe Koço Angjushev

Asnjë nga zyrtarët shtetërorë përgjegjës dhe individët e përfshirë nga komuniteti i biznesit nuk do të mbahen përgjegjës për vdekjen e 14 viktimave në zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Ndërsa hetimi tjetër për rastin, i nisur në vitin 2023, ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka aktakuzë.

Nga Prokuroria Publike nuk tregojnë se në çfarë faze është ky rast dhe kur pritet të ketë vendim, ndërsa vazhdimisht janë arsyetuar se rasti po hetohet.

Ndërkohë pati dy procese gjyqësore por jo për shkaqet e zjarrit. Dy ish-drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi janë dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për mosvendosjen e pajisjeve kundër zjarrit, por jo për shkaktimin e zjarrit. Spitali i Tetovës u dënua me 1 milion denarë, ndërsa mjeku Boban Vuçevski u lirua nga aktakuza.

Ata nuk u akuzuan për shkaqet e zjarrit por për vepra tjera penale, për mos vendosje të aparateve kundër zjarrit. Prokuroria ngriti aktakuzë për shkak se nuk ka pasur aparate për shuarjen e zjarrit, por jo edhe për shkaqet e zjarrit.

Dokumentari “Vrasje në Tetovë”, të cilin IRL e publikoi në gusht 2023 tregoi një sërë lëshimesh gjatë ndërtimit të spitalit modular që sollën deri te shpërthimi i zjarrit, edhe pse autoritetet u përpoqën ta përshkruajnë atë si një aksident të shkaktuar nga një lidhje e shkurtër e kabllos vazhduese. Lëshime u konstatuan edhe në specifikimin teknik, në ndërtim, por edhe më pas në hetim. Në vend se si ndërtim, spitali është evidentuar si pajisje urbane, për të cilën nuk ka nevojë të respektohet ligji për ndërtim.

Me 8 shtator 2021 në spitalin modular të Tetovës ku trajtoheshin pacientët me Kovid-19 ra një zjarr i tmerrshëm i cili mori me vete 14 jetë të pacientëve, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda. 14 persona u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht.

Shkaku i zjarrit i atribuohet kabllos së djegur ku shkëndija bëri që zjarri të përhapet dhe brenda pak minutash i gjithë spitali mori flakë.

Në lidhje me mos sjelljen e drejtësisë për zjarrin e modularit, familjarët dhe qytetarët kanë organizuar disa protesta ku është kërkuar të hapet proces gjyqësor për shkaqet e zjarrit.

Por, pesë vjet më vonë, askush nuk është thirrur në përgjegjësi për shkaqet e zjarrit,

Gjykimi - Zjarri në Spitalin Modular TetovëProkuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMVZjarri në Spitalin Modular Tetovë