Pensionet në RMV i ngjajnë humorit të zi

Shkruan: Nexhat Bexheti

Jemi dëshmitarë për disa vendime të qeverisë rreth rritjes së pensioneve, vet akti i përpjekjes së konsolidimit të pensioneve, është për të përshëndetur sepse u kujtua qeveria së fundit se pensionet duhet të rriten, sipas normës së përqindjes së inflacionit dhe ngritjes enorme të çmimeve të mallrave të konsumit bazik. Rreth këtyre ndryshimeve në tregun konsumues nuk u gjet një zgjidhje kompatabile, që edhe pensionistët të kënaqen duke i konsumuar produktet të cilat e kanë shijen ndryshe nga produktet bazike. Pensionistët ngelën në margjinat dhe nën mëshirën e qeverisë për një jetë pak më të dëshiruar si personat në mardhanie pune aktive. Pensionistët jetojnë si në Geto, sikur u kufizohet jeta normale në krahasim me të tjerët, pse nënçmohen pensionistët të cilët e ndërtuan shtetin dhe kontribuan për ngritjen e shtetasve të cilët sot janë profile në ndërtimin e shoqërisë.

Norma e pensioneve është humoristike me të ardhura financiare prej 21.000,00den,si do të mbulohet shporta mujore, kjo vlerë minimale e venë pensionistin si në burg shtëpiak i shkurtohet dalja në restaurante si dhe shëtitja nëpër shtet. Ministri thirret në atë se pagesat për pensione gjatë punësimit ka patur koeficientë minimale dhe superiore, kjo nuk është e vlefshme për shtetin tone kur dihet periudha tranzitore e shtetit kur ngelën pa punë një armatë të cilët ishin të punësuar në kapacitetet industrial sepse u’a shitën oligarkëve fabrikat dhe punëtoret ngelën në rrugë ose në asistencë shteti u ka paguar koeficentët minimal. Duhet të dihet se shteti nuk mundi t’i punësojë me punë të regullt,ka patur raste edhe as që u’a kanë paguar kontributet në fondin pensional përgjegjësia bie tek shteti tranzitor.

Pensionistët për të jetuar me jetë normale u duhet një pagesë mujore e pensionit prej 31.000,00 denarë edhe i cili duhet të merret si prag minimal. Dhe me rritje sipas rritjes së produkteve në treg,pasi jemi deklaruar si shtet me ekonomi të tregut.

Një anekdotë thotë se të arrish gjer te pensionimi është çudi, por të mbijetosh nga pensioni është çudi më e madhe

Na Shkruani