Shkruan: Gzim Rushiti
Strategjia e madhe e veprimit dhe aktiviteteve të Rusisë nëpër botë nën drejtimin e Presidentit të saj Valdimir Putin, është një strategji imponuese e cila bazohet në përdorimin e instrumenteve dhe teknikave ushtarake dhe joushtarake. Synimet dhe qëllimet kryesore të kësaj strategjie të Rusisë janë që të pengoj interesat dhe qëllimet strategjike dhe gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO –s dhe aletaëve të tyre Perëndimor në të gjithë botën.
Në sistemin aktual ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktorët e tjerë ndërkombëtar Perëndimor, Rusia paqraqet një aktor pengues dhe konkurues ndaj Perëndimit në shumë rajone të botës dhe këtu në mënyrë të veçantë bëjnë pjesë Evropa në përgjithësi dhe rajone të veçanta të saj në veçanti si Ballkani Perëndimor, Lindja e Mesme dhe pjesë të ndryshme të Afrikës.
Strategjia e Rusisë për të penguar dhe konkuruar ndaj interesave strategjike të Perëndimit në botë bazohet në disa fusha kyçe dhe ajo strategji sot paraqet rrezik, sfidë dhe kërcënim në mënyrë të veçantë për interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO –s dhe Bashkimit Evropian.
Fushat kryesore ku është e fokusuar veprimtaria dhe aktivitetet strategjisë ruse dhe ku kërcënohen intersat e aktorëve gjeopolitik Perëndimor janë propoaganda, përdorimi i mediave, ndëryrja në proceset e brendshme politike në shtete të ndryshme të botës, përdorimi i energjisë për të ushtruar dhe forcuar ndikimin e Rusisë në botë, spiunazhi, ndikimi nëpërmjet diplomacisë si dhe lidhjeve kulturore dhe fetare të cilat Rusia i ka me kombe dhe shtete të ndryshhme nëpër rajone të ndryshme të botës.
Strategjia ruse mbështetet dhe përkah disa koncepte si dhe ofron zgjidhje alternative se si do duhej të ndërtohej një rend i ri ndërkombëtar në të cilin Rusia do të ishte një nga aktorët global gjeopolitik i barabartë me aktorët e tjerë global gjeopolitik, të atij rendi ndërkombëtar multipolar të cilin Rusia synon që ta krijojë. Konceptet kryesore të cilat i mbështet dhe synon që ti realizojë strategjia ruse janë multipolariteti, arritja dhe garantimi i fuqisë së madhe për Rusinë në botë, ekulibri i pushtetit, sferat e ndikimit, sovraniteti, thellësia strategjike etj.
Strategjia e Rusisë synon që të bëjë një ristrukturim të rendit ndërkombëtar aktual, rend ky i cili bazohet kryesisht në dominimin e aktorëve global gjeopolitik perëndimor dhe euroatlantik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO, Bashkimi Evropian dhe aktorë të tjerë ndërkombëtar si dhe aktorë të tjerë gjeopolitik global perëndimor.
Synimi strategjik i strategjisë ruse është që të ndërtojë një rend ndërkombëtar multipolar, në të cilin rend vendimarrja do të bazohej në disa qendra të mëdha pushteti siç janë Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa fuqi të tjera rajonale.
Në dokumentet strategjike të Rusisë, strategjia ruse ka një orientim anti Sheteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO -s. Strategjia ruse ka për qëllim që të krijojë një rend botëror multipolar, të dobësojë ndikimin global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në rendin botëror multipolar të cilin mundohet Rusia që ta krijoë, siaps strategjisë ruse, Moska do të duhej të paraqiste një nga fuqitë e barabarta të këtij rendi botëror multipolar.
Në dokumentet zyrtare strategjike të Rusisë, strategjia ruse në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka për qëllim dhe synon sidomos që të reduktojë ndikimin ushtarak, politik dhe konomik të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë në nivel global.
Në Strategjinë e Rusisë për sigurinë kombëtare fuqizmi dhe afrimi i infrastrukturës ushtarake të NATO –s deri në kufirin e Rusisë, cilësohet si një veprim i cili i shkel ligjet ndërkombëtare dhe sipas Rusisë ky zgjerim i NATO –s deri në kufijtë e Rusisë, paraqet rrezik dhe kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë.
Synimet strategjike të cilat strategjia ruse synon që ti arrijë në botë janë ndryshimi i ekuilibrave të pushtetit në botë, në mënyrë që Rusia të mos jetë një nga aktorët global gjeopolitik i cili duhet ti respektojë rregullat e sistemit ndërkombëtar aktual, por me realizmin e synimeve strategjike të strategjisë ruse, Rusia synon që të siguroj vetes statusin e fuqisë së madhe botërore, i cili do të paraqiste njërin nga aktorët global gjeopolitik i cili merr pjesë, vendos dhe i krijon rregullat e sistemit ndërkombëtar.