Ueb-faqja E-report në Komunën e Tetovës e krijuar për qytetarët që tu lehtësohet mënyra dhe të përshpejtohet raportimi i ndotësve të mjedisit jetësor, pas disa viteve ka numër funksional. Portalb.mk Në vazhdimësi ka shkruar për këtë problem duke vënë në pah premtimin e Komunës për rregullimin e të njëjtës.
Në këtë ueb-faqe tani ka numër të ri, konkretisht 070628880, të cilin Portalb.mk sot e kontaktoi dhe ishte funksional, në telefon u paraqitën nga Inspektorati Komunal.
Numri paraprak i vendosur në këtë ueb-faqe, konkretisht: 080055043 për të paraqitur ndotjet në mjedis ishte jofunksional me vite të tëra, për të cilin Portalb.mk në vazhdimësi ka kërkuar përgjegjësi nga autoritetet.
Në fund të muajit mars 2023, nga Komuna e Tetovës thanë se numri i vendosur nuk punonte për arsye teknike, dhe nëse i njëjti nuk rregullohej, për Portalb.mk premtuan se do të vendosej tjetër.
Ky problem datonte që nga udhëheqësia paraprake e komunës, ndërkaq shoqëroi deri para pak javësh edhe udhëheqësinë aktuale.
- LEXO: Numri i E-report në Tetovë me vite nuk punon, Komuna: Arsyet janë teknike
- LEXO: Tetovë, komuna mbetet me “telefon të prishur”
- LEXO: Ekspozitë me ndotjet në mjedisin jetësor në Tetovë, Inspektorati Komunal të dënojë ndotësit
[…] средина, по неколку години има функционален број. Порталб.мк во континуитет пишуваше за овој проблем, укажувајќи на ова ветување на […]