KF Struga fitoi me gjashtë gola diferencë

Në Strugë sot u zhvillua ndeshja e javës së VIII-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ku ekipi vendas fitoi me rezultat 6:0 kundër ekipit të Arsimit, transmeton Portalb.mk.

Radeski me tre gola, Aliji, Roçi dhe Shabani kontribuuan në fitoren e pestë të Strugës, nga gjithsej tetë loja sa janë luajtur në këtë sezon. Këto fitore dhe dy barazime e sollën Strugën në vendin e dytë me 17 pikë.

Dy pikë më shumë se Struga i ka grumbulluar Shkëndija e Tetovës, ndërsa Shkëndija e Haraçinës gjendet në vendin e pestë me 13 pikë, Arsimi e shtata me tetë pikë, ndërsa Bashkimi e nënta me katër pikë.

Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Në Ligën e Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut marrin pjesë këta ekipe: Shkëndija Tetovës, Struga, Bashkimi, Arsimi, Shkëndija Haraçinës, Tikveshi, Vardari, Skopje, Bregallnica dhe Sileksi.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF ArsimiKF StrugaSport RMV