Në Maqedoninë e Veriut për një muaj janë regjistruar mbi 19 mijë dënime në komunikacion

Policia e Maqedonisë së Veriut brenda një muaji në komunikacion ka arritur të regjistrojë mbi 19 mijë dënime, ndërkohë janë larguar 411 automjete nga komunikacioni, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën nga 01.08.2025 deri më 31.08.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit të realizuara nga nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga një total prej 19,343 urdhërpagesash të lëshuara”, raportuan nga Policia.

Në njoftimin policor sqarohet se 6 730 kundërvajtje kanë ardhur për shkak tejkalimit të shpejtësisë, ndërsa 82 persona janë arrestuar në bazë të nenit 297-a në Kodin Penal.

“Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë muajit gusht, u evidentuan 4,113 shkelje për parkim të parregullt, 1,825 masa janë shqiptuar ndaj shoferëve që drejtonin automjet pa patentë shoferi, si dhe 455 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit”, duke mos anashkaluar edhe drejtimin e veturave nën ndikim narkotikëve dhe në mungesë të rripit të sigurisë.

Në komunikacion, brenda muajit janë dënuar edhe 1 149 shoferë të motoçikletave, 164 këmbësorë dhe 81 shoferë të trotineteve elektrike.

KomunikacioniMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së VeriutVetura - Automjet - Automobil