Ndërmjet Shkupit dhe Dubait do të ketë fluturime të drejtpërdrejta, ministri tregoi kur do të jenë fluturimet e para

Në të dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut do të ketë linja të reja të fluturimit nga vendet arabe. Kështu paralajmëroi ministri për transport në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikolloski, transmeton Portalb.mk.

“Nga fillimi i muajit mars të vitit të ardhshëm, do të fillojnë fluturimet direkte nga Dubai për Shkup. Bisedojmë edhe për lidhjen e Ohrit me një nga aeroportet në Emiratet e Bashkuara Arabe”, deklaroi Nikollovski, duke shtuar se Flydubai do të fillojë fluturimet nga marsi i vitit 2027-të.

Ai sot ishte takuar me ambasadorin e Emirateve në Shkup.

Aeroport/eAeroporti i OhritAeroporti i Shkupit TAVAleksandar NikollovskiArabia Saudite - Emiratet e BashkuaraDubai