Ministria e Kulturës shpalli fituesit e çmimit “23 Tetori”

Këshilli për ndarjen e Çmimit Shtetëror „23 Tetori“, në pajtim me Ligjin e Çmimeve Shtetërore, Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit të Çmimeve Shtetërore dhe Rregulloren e punës së Këshillit, në mbledhjen e tij të fundit miratoi aktvendim për ndarjen e Çmimit Shtetëror „23 Tetori“ për vitin 2026, për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike shtetërore me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi iu nda aktorit, Gjorgji Jolevskit.

Për arritje në fushën e shkencës, çmimi iu nda historianit Stojko Stojkovit dhe arkeologut Viktor Lilçiq Adams.

Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 23 tetor 2026 (e premte), në orën 11:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Çmim shtetërorMinistria e Kulturës dhe Turizmit (MKT)