Doganierët në “Bllacë” konfiskuan 595 unaza argjendi të fshehura nën ulëset e veturës

Në vendkalimin kufitar “Bllacë” janë konfiskuar 595 unaza argjendi, të cilat ishin fshehur nën ulëset e veturës, njoftoi sot Drejtoria e Doganave, transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre, stolitë ishin fshehur me qëllim që personi përgjegjës të shmangte pagesën e detyrimeve doganore.

Stolitë kanë një peshë të përgjithshme prej 1,7 kilogramësh.

Kundër personit përgjegjës do të ndërmerret procedurë përkatëse.

Shkelja është dokumentuar me kamera trupore.

Drejtoria e doganave RMV