Mbi 5 mijë nxënës e studentë në Maqedoninë e Veriut janë të vendosur në konvikte

Në konviktet e Maqedonisë së Veriut janë të vendosur mbi 5 mijë nxënës dhe studentë, numër që shënon rritje në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Numri i nxënësve dhe studentëve të vendosur në konviktet e arsimit fillor, të mesëm dhe në konviktet studentore gjatë vitit 2025/2026 është 5 232, që paraqet rritje për 7.0% krahasuar me vitin paraprak 2024/2025”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në konvikte kemi 55 nxënës të shkolla fillore, 1 750 në të mesme, 31 në shkollat fetare ortodokse, 57 në ato islame dhe 3 427 studentë.

“Gjatë vitit 2025/2026 ka gjithsej 9 konvikte për studentë dhe 19 për nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe shkollave të mesme fetare”, raportoi Enti, duke raportuar që në këto konvikte janë gjithsej 457 të punësuar.

Konvikt studentorNxënës të shkollave fillore - filloristëNxënës të shkollave të mesme