Kuvendi në seancën e sotme konstatoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski, transmeton Portalb.mk.
Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, tha se deri në fillimin e seancës së sotme, Andovski nuk kishte dorëzuar njoftim se do ta arsyetonte dorëheqjen.
“Konstatoj se, në përputhje me nenin 121, paragrafi 2, të Rregullores së Kuvendit, zotit Jovica Andovski i përfundon mandati si zëvendësministër që drejton Ministrinë e Shëndetësisë”, tha në seancën e sotme nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, njoftoi dje se jep dorëheqje nga funksioni për arsye personale. Ai shprehu mirënjohje për besimin, mbështetjen dhe mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë.
Andovski ishte propozuar për zëvendësministër në korrik të vitit 2024.