Një kundërshtim lidhur me mbrojtjen e së drejtës zgjedhore është parashtruar deri më tani gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës. Kundërshtimi është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas së cilës votuesit në fjalë i është mundësuar të ushtrojë të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk.
Këtë e bëri të ditur kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, i cili tha se deri më tani është paraqitur vetëm një kundërshtim për këtë çështje.
“Lidhur me mbrojtjen e të drejtës zgjedhore, deri tani është parashtruar një kundërshtim, i cili është miratuar dhe votuesit i është mundësuar të votojë”, deklaroi Mariçiq.
Sot në Bërvenicë po mbahen rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Zgjedhjet për kryetar të ri të komunës mbahen pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski.